Trump 10 për qind tarifa Shqipërisë, ja sektori që do të goditet më tepër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

70 për qind e eksporteve nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përbëjnë bimët medicinale dhe etero vajore.

Në vitin 2024 u eksportuan 50 milionë dollarë bimë. Eksportuesit ndërkohë kanë kontrata aktive me kompanitë amerikane por duhet që prej sot, shteti amerikan do t’ju marrë 10 përqind taksë. Kjo tarifë pritet të ulë sasinë e eksporteve nga Shqipëria por do të ulë edhe çmimin me të cilën grumbulluesit e marrin nga fermerët. Nëse në vitin 2024 një kilogram sherbele është shitur nga fermerët me 80 lekë, këtë ajo do të kushtojë 10% me lirë, ose 7.2 lekë kilogrami.

Kjo tarifë i mbahet importuesve amerikanë, dhe qëllimi pse qeveria amerikane e bëri këtë është për të mbrojtur prodhimin e tyre. Në këtë kontekst industria e bimëve do të ketë një rënie të garantuar, ata do të reduktojnë eksportet tonë. Kjo është një valë tërmeti pasi importuesit do të goditen me 10% taksë importi, ata do të ulin çmimet 10% në vlerë Shqipërisë, ne eksportuesit do ta përballojmë por pjesa tjetër do të kalojë tek fermerët shqiptarë”, shprehet Xhavit Hysenaj, eksportues i bimëve medicinale.

Por Amerika nuk furnizohet vetëm nga Shqipëria me bimë medicianle dhe vajra esencial, treg  rëndësishëm për ta është Turqia dhe India. Sipas ekspertuesit Xhavit Hysenaj, amerikanët do të largohen nga prodhimet shqiptare, jo për shkak të cilësisë por çmimit.

Veçanërisht rigoni dhe sherebelë janë shumë të rrezikuara sepse janë produkte që qeveria turke i mbështet fermerët e bimëve medicianle. Sherebela sot tek fermerët merret me 80 lekë, por nëse ky çmim ulet do jetë katastrofë dhe nuk do të ketë kultivimi të sherebelës në Shqipëri. Për shkak të politikave të subvencionit ekziston mundësia që sherebela shqiptare të zëvendësohet me atë turke”, shton më tej Hysenaj,

10 për qind tarifë mbi prodhimet shqiptare është 5 milionë dollarë që në fund nuk do paguhet nga tregtarët si ata shqiptarë apo amerikane por nga fermerët shqiptarë që kultivojnë dhe grumbullojnë bimët medicinale. /   S,M

Të fundit

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona....

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

Lajme të tjera

Web TV