Vdekja e 7 pakistanezëve, çështja i kalon për gjykim GJKKO-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja në të cilën u hetua vdekja e 8 shtetasve, mes tyre 7 klandestinë nga Pakistani dhe shoferi që i transportonte ata, i ka kaluar gjykatës së Posaçme për kompetencë.

Një gjyqtare paraprake ka vlerësuar se disa persona kanë bashkëpunuar për trafikun e klandestinëve dhe se ata kanë kryer krimin e ndihmës së paligjshme të kufirit, me pasojë vdekjen e disa shtetasve, të cilët po udhëtonin me mbi shpejtësi për t’i shpëtuar policisë që po i ndiqte dhe për pasojë humbën jetën në aksident automobilistik.

Gjykata e Gjirokastrës ka vlerësuar se vdekja e klandestinëve është një rrethanë rënduese dhe ndaj në çështje duhet përfshirë struktura e Posaçme në Tiranë.

Gjatë ditës, këtu në Gjykatën e Posaçme u shqyrtua kërkesa e njërit prej të dyshuarve, shtetasit Steviljano Ndou, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm sepse sipas tij arresti me burg është shpallur nga një gjykatë e zakonshme dhe se kanë rënë afatet e mbajtjes në burg.

Gjykata e Posaçme e refuzoi kërkesën e Ndout si të pabazuar në ligj.

Ndou dyshohet i përfshirë në trafikimin e 7 klandestinëve, të cilët humbën jetën në aksidentin automobilistik, së bashku me Edison Begaj, shoferin që po i transportonte. Aksidenti tragjik ndodhi pranë Këlcyrës, pasi klandestinët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër dhe pas ndjekjes nga policia lokale, u konstatua se makina në largim kishte përfunduar në lumin Vjosë.

Për këtë ngjarje tragjike, siç raportohet, pati edhe një hetim nga AMP, e cila konstatoi se policia nuk kishte kryer shkelje gjatë kontrolleve./k.k

Të fundit

VIDEO/ PD hap fushatën, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”

Vetëm pak minuta para nisjes së fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar...

Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.     Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera...

Mesi i pranverës, Ankaraja mbulohet nga dëbora

Ndërsa prilli zakonisht shoqërohet me pranverën dhe ngrohjen e motit, kryeqyteti turk, Ankara, është përballur sot me reshtje të dendura bore dhe erëra të...

Rama thumbon PD/ “Do humbin më keq se në ’97. Magjia do i ndodhë së prapthi!

Teksa pritet që në sheshin “Skënderbej”, PD të çelë fushatën zyrtarisht, nga ana tjetër, kryeministri Rama ka shigjetura opozitën, si tufë delirantësh që e...

BE e shqetësuar për dëbimin e qytetarëve kroatë nga Serbia

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin lidhur me rastet e dëbimit të qytetarëve kroatë nga Serbia, të cilëve u është refuzuar qëndrimi me arsyetimin se...

Lajme të tjera

Web TV