Vezët e Pashkëve, italianët do të përballen me një surprizë të hidhur këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vend të një dhurate të ëmbël, këtë Pashkë italianët do të përballen me një surprizë më të hidhur, rritjen e ndjeshme të çmimeve.

Emisioni Dritto e Rovescio, i transmetuar të enjten më 3 prill në Rete 4, solli një reportazh mbi këtë fenomen, duke analizuar sidomos çmimet në sektorin ushqimor, që kanë shënuar rritje të madhe në prag të festës.

Të gjitha vëmendjet janë përqendruar tek çmimi i vezëve të Pashkës, të cilat, sipas shifrave, kushtojnë deri në 40% më shumë se vitin e kaluar. Sipas Codacons, rritja e kostos së kakaos dhe kriza e furnizimit me gjalpë kanë bërë që çmimi i ëmbëlsirës tradicionale Colomba të rritet me 36%, ndërsa ai i vezëve me 40%.

Pastiçeri Adolfo Stefanelli, i intervistuar nga Rete 4, konfirmoi rritjen progresive të çmimeve:
“Këto vezë sot kushtojnë rreth 70 euro,” – shpjegoi ai. “Më parë i shisja për 60 euro, tre vjet më parë për 45, dhe katër vjet më parë për 40. Çmimet kanë filluar të rriten gjithnjë e më shpesh vitet e fundit.”

Ndër faktorët kryesorë është çmimi i kakaos, i cili, sipas Stefanellit, është rritur me 175%. “Kjo ka ndikuar te të gjitha produktet që përmbajnë kakao – nga ushqimet e shpejta e deri te vezët e Pashkës. Vetëm kostoja ditore e energjisë në pastiçeri shkon deri në gjashtë mijë euro.”

Në reportazh u paraqit edhe një tabelë ku evidentohet rritja e çmimeve të lëndëve të para. Vetëm çokollata e zezë ka kaluar nga 17.60 euro për kilogram në maj 2024, në 36.47 euro aktualisht. Në një makinë që përpunon 20 kg çokollatë, kjo nënkupton gati dy mijë euro shpenzime.

Edhe çmimi i ambalazhit është rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimin e pastiçierëve. “Kisha frikë se do humbisja klientët,” pranoi Stefanelli.

Situata nuk është më e mirë as në supermarkete, ku vezët e Pashkës po shiten me çmime që arrijnë deri në 90 euro për kilogram. Pashka këtë vit nuk ka qenë kurrë më e shtrenjtë./k.k

Të fundit

E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec nga ku...

Forcë e tretë në zgjedhje/ Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD

Kreu i PSD, Tom Doshi, përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Tom...

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit. Pasi shtrëngoi duart me...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

Lajme të tjera

Web TV