Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas ndarjes nga partnerët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta private e Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt është vendosur në qendër të vëmendjes pasi dy këngëtarët i dhanë fund lidhjeve me partnerët e tyre. Pasi Xhensila u divorcua nga aktori i humorit Bes Kallaku, me të cilin ka edhe 2 fëmijë Ajka e Amen, dhe Ledri Vula nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka vajzën Poem Blu, dyshja janë përfolur shumë mbi jetën private.

Ndërsa së fundmi po qarkullon një thashethem që ka ndezur rrjetin. Sipas mediave Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit. Së fundmi, Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu, dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

sara hoxha ledri vula xhensila myrtezaj bes kallaku

Por duket se e gjithë zhurma mediatike është vetëm për të promovuar këngën e re që dy artistët po përgatitin. Duket se është kjo mënyra që Ledri dhe Xhensila kanë vendosur të bëjnë pak zhurmë deri në mbërritjen e projektit, që me gjasa do të bëhet hit shumë shpejt. Sakaq, mediat në Kosovë, kanë vijuar të shkruajnë për një lidhje të tillë, por mesa duket e gjitha është një strategji marketingu. Ledri vijon ende lidhjen e tij me Rina Zaitin, teksa për jetën private të Xhensilës, nuk dihet asgjë pas divorcit.

Rina Zaiti ledri vula

Kujtojmë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj pak muaj më parë finalizoi divorcin e saj nga Bes Kallaku, me të cilin ndan dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.

xhensila-1

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Jessica Alba poston foto nga pushimet e saj, shfaqet me bikini dhe tregon format perfekte

xhensila myrtezaj4

Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”,-u shpreh Xhensila./k.k

xhensila myrtezaj3

Të fundit

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi....

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Çfarë po përpiqet të arrijë Trump me tarifat?

Shtëpia e Bardhë “lëkundi” marrëdhëniet me disa nga partnerët e saj më të afërt tregtarë. BE-ja, për shembull, do t’i nënshtrohet tarifave prej 20%, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV