Media gjermane: Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshironi një klimë mesdhetare, plazhe të bukura dhe monumente historike për pushime? Atëherë nuk keni pse të shkoni në pikat e nxehta turistike të Greqisë. Ju këshillojmë të bëni një udhëtim në Shqipëri – një vend më i lirë dhe më pak i mbushur me vizitorë – por po aq i këndshëm!, shkruan Silva Oldenburg në revistën mujore gjermane “Petra”.

Shqipëria është po aq bukur sa Greqia – por shumë më e lirë

Gjatë pikut të sezonit turistik ka një numër të madh pushuesish, plazhet janë të mbipopulluara dhe çmimet rriten në mënyrë eksponenciale.

A nuk do të ishte e mrekullueshme të gjenit një vend po aq të bukur, por më pak të mbushur me turistë dhe më të lirë?

Shumë pranë Greqisë qëndron një vend që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit: Shqipëria.

Me bregdetin e saj që të lë pa frymë, plazhet e pacenuara dhe njerëzit mikpritës, Shqipëria ka fituar reputacionin si “alternativa ndaj Greqisë”.

Riviera Shqiptare si alternativë ndaj Greqisë

Riviera Shqiptare shtrihet 450 kilometra përgjatë brigjeve të deteve Jon dhe Adriatik.

Këtu gjendet gjithçka që mund të dëshirojë një pushues: ujëra të kristalta, gjire të izoluara, fshatra piktoreskë dhe peizazhe mbresëlënëse malore.

Kryesisht, rekomandohen te vizitohen vende si Ksamili, Dhërmiu dhe Himara.

Një perlë e vërtetë është edhe ishulli i Sazanit, i cili për një kohë të gjatë ka qënë një zonë ushtarake e kufizuar.

Shqipëria ofron çmime të përballueshme dhe qetësi

Në pamje të parë mund të mendoni se Shqipëria është Greqia e dytë. Ngjashmëritë janë të dukshme: klima mesdhetare, peizazhi i larmishëm, historia e pasur dhe kuzhina e shijshme.

Por, nëse shikoni më afër, mund të shihni ndryshimet delikate që e bëjnë Shqipërinë të veçantë.

Lexo edhe :  “Nuk është muhabet kënete”/ Rama ironi me opozitën për Chris LaCivita: Po na vjen sherifi

Avantazhi më i madh i Shqipërisë është padyshim çmimi. Krahasuar me Greqinë, akomodimi, ushqimi dhe aktivitetet janë dukshëm më të lira.

Kjo do të thotë që ju mund të kaloni pushime ëndrrash edhe me një buxhet të kufizuar.

Një tjetër pikë plus është paqja dhe qetësia. Shqipëria nuk është ende e mbipopulluar me turistë, ju mund të shijoni bukuritë e vendit në qetësi.

Kjo është arsyeja pse ia vlen të udhëtoni në Shqipëri

Natyrisht, Shqipëria nuk është një zëvendësuese e drejtpërdrejtë e Greqisë. Çdo vend ka identitetin, traditat dhe kulturën e vet.

Megjithatë, Shqipëria ka edhe një histori plot ngjarje, e cila pasqyrohet në vendet dhe monumentet e shumta historike.

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e ndikimeve mesdhetare dhe orientale dhe ofron një shumëllojshmëri shijesh.

Pra, nëse jeni në kërkim të një eksperience autentike dhe të paharrueshme pushimesh, duhet me patjetër të vizitoni Shqipërinë.

Këtu mund të zbuloni bukurinë e Ballkanit pa u përfshirë nga turmat e turistëve./E.T

Të fundit

Basha në kuzhinë duke gatuar jufka,vijon replikat me kryeministrin:O Rame, ku i ke shokët

Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu...

Në dy ditë janë fshirë 5.4 trilionë dollarë nga aksionet amerikane

Përpjekja e Donald Trump për të ndryshuar rendin e tregtisë ndërkombëtare me tarifa të larta ka fshirë 5.4 trilionë dollarë nga aksionet amerikane në...

Berisha i shqetësuar pse shqiptarët s’po hanë mish: Dikur dyqanet rrinin plot

Kreu i PD-së përsëriti programin dhe premtimet e zakonshme, që nuk arriti t’i mbante gjatë qeverisjes së tij 2005-2013, si ulja e çmimit të...

Mediat britanike: Si i sjellin ‘çunat e Londrës’ paratë e pista në Shqipëri?

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar prej vitesh për 'kërcënimin e rëndësishëm' që paraqesin bandat shqiptare, famëkeqe për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre,...

Nisin tarifat Trump për Shqipërinë/ Mallrat që eksportohen në SHBA, 10 përqind tarifë

Hyn në fuqi tarifa prej 10% e Donald Trump e vendosur për mallrat shqiptare që  shiten në Shtetet e Bshkuara të Amerikës. Agjentët doganorë amerikanë...

Lajme të tjera

Web TV