Pandeli Majko: Pse nuk mund të garoja me Ramën në listë të hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandeli Majko garon për deputet në listat e hapura, në zonën e Kavajës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Majko tregon debatin me kryesocialistin Edi Rama për emrin e tij në listën për garën për deputet.

“Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thashë se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës.

Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje. Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur”- tha Pandeli Majko./k.k

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV