Sulmi më vdekjeprurës i vitit, raketa balistike mbi Ukrainë, 9 fëmijë mes viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 19 persona, përfshirë 9 fëmijë mbetën në vrarë gjatë një sulmi raketor të Rusisë në Krivi Rih, qyteti i lindjes së presidentit ukrainas VolodimirZelenski. Bëhet fjalë për bombardimet më vdekjeprurëse ajrore të këtij viti, në konfliktin që nuk jep asnjë sinjal zbutjeje, pavarësisht shtysës për paqe të administratës Trump.

Mes 68 të plagosurve raportohet të jetë edhe një foshnje 3muajshe, ndërsa dhjetëra pallate, 6 institute edukimi bashkë me dyqane e biznese mbetën të dëmtuara. Kreu I mbrojtjes së Krivi Rih, Oleksandër Vilkul e po ashtu banorë të zonës, thanë se një raketë balistike kishte shpërthyer në ajër dhe se fëmijë ishin vrarë në një park lojërash ose pranë tij.

“Pamë trupa të fëmijëve të vrarë të shtrirë këtu, prindër që qanin. Është e tmerrshme. U formuar një krater me tymin që ngrihej lart. Dëgjuam një shpërthim të madh teksa ishim shtirë për të fjetur. Një park lojërash për fëmijë u godit”.

Ministria e mbrojtjes në Rusi tha më vonë se një sulm me raketë të precizionit të lartë kishte shënjestruar një mbledhje të komandantëve të njësive dhe instruktorëve perëndimor në një restorant dhe se deri në 85 persona ishin vrarë. Por nuk ofroi prova për të mbështetur pretendimet. Ushtria ukrainase u përgjigj duke thënë se Rusia po përhapte informacion të rreme në përpjekjen për të mbuluar një krim cinik. Sipas saj, Moska kishte lëshuar një raketë balistike Iskander-M me testatë thërrmuese për të shtuar viktimat.

Presidenti Volodimir Zelenski tha në rrjetet sociale se ka vetëm një arsye përse e gjitha kjo vazhdon: Rusia nuk do armëpushim dhe ne e shohim, ishin fjalët e tij.

Lexo edhe :  “Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

Autoritetet në Krivi Rih thanë se pas sulmit raketor, një sulm masiv me dronë kishte mësyrë qytetin, duke shkaktuar zjarre në të paktën 4 lokacione. Siç thuhet, një grua e moshuar u dogj për vdekje në shtëpinë e saj private.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV