Këlliçi: PD do të sigurojë 80% të votave të shqiptarëve në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka folur për vizitën e tij në SHBA dhe pritshmëritë për diasporën, e cila do të votojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në A2 CNN, Këlliçi deklaroi me bindje të plotë se PD do të sigurojë 80% të votave të shqiptarëve që jetojnë në SHBA.

“Kam katër ditë që jam kthyer nga SHBA. Në takime me diasporën, në takime me faktorin dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon prej 30 vitesh në SHBA. Ku për hir të së vërtetës mbështetja e atyre shqiptarëve që janë të regjistruar në SHBA dhe atyre që janë të regjistruar në Kanada do të jetë të paktën në masën 80 përqind për Partinë Demokratike dhe opozitën në Shqipëri, e them me bindje absolute”, u shpreh Këlliçi.

I pyetur se çfarë pret PD nga SHBA, demokrati tha se presin që t’i rikthehet marrëveshjeve normale.

“Të gjithë shqiptarët presin që PD t’i rikthehet marrëveshjeve normale. Ka ikur koha kur kërcënoheshin deputetët e PD-së se do të hanin bar nëse vendosnin vet se kë donin në krye të partisë. Sot amerikanët i drejton Trump dhe jo një kukull e Sorosit. Ne kemi thënë të vërtetën, sot po e thotë edhe zoti Trump për Sorosin”, tha Këlliçi./   S,M

Të fundit

Pa bisht dhe me 3 motorë, pamjet e avionit luftarak të Kinës ‘çudisin’ botën

Janë shfaqur imazhe të reja të një prej avionëve luftarak futuristik të Kinës, një aeroplan me tre motorë, me...

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk...

Trump ‘ngrin’ tarifat doganore për 90 ditë, përjashton Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një pauzë 90-ditore për tarifat tregtare për më shumë se 75 vende, përfshirë shumë shtete të...

BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

“Më quan mua buf”- Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

Nga Lushnja, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama duke e quajtur atë “buf” në të...

Lajme të tjera

Web TV