Kryemadhi ‘derë më derë’ për Metën/ Do të trokas për votën (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka reduktuar ndjeshëm daljet publike, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi bën fushatë në rrjete sociale. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shfaqet duke hapur një derë, teksa shprehet se do të trokasë derë më derë, për të marrë votat që sipas saj do të sjellin ndryshimin.

Megjithëse të ndarë, Kryemadhi bën thirrje për të votuar ish bashkëshortin Ilir Meta, i cili gjithashtu është i angazhuar në fushatë nga qelia ku ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar.

“Ju uroj një të dielë të mbarë.

Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët.

Voto Nr 1

Voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë që të shtunën, Kryemadhi postoi edhe një foto në mbështetje të djalit të saj, Besarit, i cili mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit./E.T

Të fundit

Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa,...

Elbasani, kryeqendra e artit skenik “Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teratrin Skampa

Nga ARTUR  AJAZI Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së...

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit

Ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar në qarqet Dibër dhe Berat,...

50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë...

Rama në Luksemburg/ Zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV