Kryeministri francez: Tarifat e Trump do të shkaktojnë krizë planetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes atyre që shprehin kundërshtinë për politikat tregtare të Donald Trump është edhe kryeministri francez François Bayrou.

Në një intervistë për Le Parisien ai thotë se tarifat e vendosura për mallrat e huaja përbëjnë një përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë franceze dhe evropiane.

“Vendimi i Trump është jashtëzakonisht serioz .Vendosja e këtyre detyrimeve të çmendura doganore do të çojë në një krizë globale”, shprehet Kryeministri i Francës, François Bayrou.

Kryeministri beson se viktimat e para të kësaj lufte tregtare mund të jenë vetë amerikanët ndërsa thekson se kompanitë duhet të rishqyrtojnë investimet e tyre përtej Atlantikut. Ai paralajmëron gjithashtu se tarifat pritet t’i kushtojë Francës më shumë se 0.5%” të PBB-së së saj dhe rreziku i humbjes së vendeve të punës është shumë i madh.

Kryeministri francez komentoi edhe mbështetjen e Donald Trump ndaj politikanes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Mbështetja e ofruar nga presidenti amerikan Donald Trump për kryetaren e parties Tubimi Kombëtra, Marine Le Pen, me argumentin se ka një “gjueti shtrigash”, përbën për Kryeministrin francez “ndërhyrje” në punët e brendshme dhe ato politike të Francës./    S.M

Të fundit

Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat...

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni,...

Rama viziton anijen ‘Amerigo Vespucci’ në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi pasditen e kësaj të marte anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet...

A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

Herë pas here kanë qarkulluar teza në media se biznesmeni Samir Mane do të përfshihej në politikë. Por sa reale janë këto pretendime? Vetë biznesmeni...

Teknologjia që sfidon kohën dhe çipi i trurit që kuron kujtesën?“Kurthi” që fiku shpresat

Teknologjia po shkon shumë larg” është diçka që po dëgjojmë gjithnjë e më shpesh me zhvillimet e pa sosura të Inteligjencës Artificiale. Këto zhvillime...

Lajme të tjera

Web TV