Moti i keq në qarkun e Lezhës/ Probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Lezhës është përfshirë këtë të diel nga reshje shiu dhe dëbore, duke shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Pavarësisht kushteve atmosferike, situata deri në orën 18:30 paraqitet nën kontroll dhe strukturat përkatëse janë në terren.

Në bashkinë Kurbin, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara me erëra që kanë arritur deri në 50 km/h. Si pasojë, janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Laçit. Grupi i punës së OSHEE-së po punon për rikthimin e normalitetit. Në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit kanë nisur edhe reshje dëbore.

Në bashkinë Lezhë, moti i keq ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji në zonat e Ishullit të Lezhës, Vainit dhe Hotelit të Gjuetisë në njësinë Administrative Shëngjin. Ndërprerjet e energjisë janë riparuar, ndërsa në fshatin Spiten, njësia Zejmen, grupet e OSHEE janë ende në terren. Dëborë me intensitet të ulët është raportuar në malin e Velës dhe në njësinë administrative Ungrej.

Në bashkinë Mirditë, reshjet e shiut dhe erërat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Dëborë është regjistruar në njësitë administrative Kaçinar, Fan dhe Orosh, si dhe në disa fshatra të larta të njësisë Selitë e Kthellë, ku reshjet vazhdojnë.

Grupet e OSHEE në të tri bashkitë kanë qenë në veprim gjatë gjithë ditës, duke punuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Niveli i lumenjve Drin dhe Mat ka shënuar një rritje të lehtë, por ndodhet brenda kufijve të sigurisë. Hidrovorët janë në gatishmëri dhe aktivizohen sipas prurjeve të ujit në kanale.

Lexo edhe :  Italia pritet të sjellë të mërkurën rreth 100 emigrantë të dëbuar në Kampin e Gjadrit

Të gjitha akset rrugore në qark janë të kalueshme, dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë bllokim./   S,M

Të fundit

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi...

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK. Ndoja shprehjet në...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Lajme të tjera

Web TV