Protesta në Malin e Zi, kundërshtohet investimi arab në plazh: Ulqini nuk është në shitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë.

Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.

Vendosmëri për vazhdimin e protestës

Kryeministri Spajiç e cilëson marrëveshjen shans që nuk duhet humbur për Malin e Zi dhe për Ulqinin.

Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.

Lexo edhe :  Riarmatosja e Europës, Italia skeptike. Ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

Kryeministri Milojko Spajiç tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.

Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi./DW

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV