Rëndohet situata meteorologjike në qarkun e Kukësit, trashësia e dëborës arrin në 20 cm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e pasdites kanë sjell rëndim të reshjeve të borës ku në lartësi mbi 800 metër trashësia ka arritur deri në 20 cm.

Reshje bore tashmë ka edhe brenda qyteteve të Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit, por bora vetëm sa ka zbardhur në këto qytete.

Gjithsesi Policia Rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve të kenë pajisjet dimërore me vete në mjetin e tyre, pasi prezenca e borës, akullit e lagështirës është në të gjitha akset nacionale dhe rurale.

Edhe Rruga e Kombit, në segmentin Fan-Morin vijon të jetë nën trysnin e borës por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa disa zona si: Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot njësia administrative Tropojë, Bashkia Tropojë kanë probleme me energjinë elektrike bëhet me dije nga Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës./    S.M

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë financiare

Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen...

Miratohet vendimi për pagesën e orëve shtesë në polici, lehtësira për efektivet shtatzëna

Qeveria ka miratuar vendimin për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk e kryejnë dot lejen vjetore të tyre për shkak të detyrave, u...

Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë!

100 mld lekë mallra “Made in Albania” shitën bizneset në 3 muajve të parë të vitit në rajon, Europë edhe më gjerë. Duke dhënë...

Lajme të tjera

Web TV