Aplikimi i tarifave tregtare të bëra realitet tashmë nga administrata e presidentit Trump ka tronditur jo pak tregjet botërore, ku përfshihet dhe vendi ynë.
Për mallrat shqiptare që shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tarifa do të jetë 10%.
Nëse i referohemi shifrave, përqindja e eksporteve të Shqipërisë në SHBA ishte rreth 7 mld lekë në vitin 2024, ndërsa importi i mallarave ishte rreth 20.5 miliarde euro.
Por sa i dëmton kjo tarifë 10% eksportet drejt SHBA?
Lidhur mbi këto zhvillime ka folur eksperti i ekonomisë Adrian Civici në një dalje televizive.
Sipas tij, politikat e presidentit Trump fillimisht u kuptuan sikur kishim të bënim me një ndëshkim apo kërcënim dhe nuk pritej nga bota.
“Presidenti Trump ka thënë që pres telefonata nga kryetarët e qeverive për të nëgociuar. Është e natyrshme që reagimi parë do jetë kundërpërgjigje. Kina u kundërpërgjigj, Europa po mendon të njëjtën gjë. Kanadaja, Meksika kërcënuan për të njëjtën gjë, e shumë vende të tjera.
Disa si vendi jonë nuk kanë mundësi. Do shohim në vijim. Bota u gjet në një situatë të papërgatitur për tu kundërpërgjigjur.
Megjithatë luftat tregtare të kësaj natyre nuk kanë fitues. Lufta tregtare pritet të ashpërsohet. Harta dhe fluksi tregtarë do ndryshojë.
Luftrat tregtare janë bërë shpesh arsye që të ketë e luftra të tjhera, dhe kjo është frika më e madhe në këtë situatë”, u shpreh Civici.
Duke folur më tej, ai tha se vendi ynë nuk preket drejtëpërdrejtë nga kjo tarifë, por mund të kemi mbivendosje tregjesh.
“Ne kemi pak a shumë rreth 80 mln dollar eksporte ku dominojnë bimët medicinale, lëndët e para të prodhimit të hekurit dhe kryesisht disa produkte ushqimore.
Ne nuk esportojmë direkt që të jemi ne që e fusim por dhe që e çojme atje, kemi një partner dhe tarifën 10 % do e paguaj ai .
Nëse atij i kushton 10% më shtrenjt, ai do bëjë presion që të ulim çmimin për eksportet tona ose do kërkrojë tregje të tjera dhe kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi sidomos për bimët medicinale. Konkurrent shumë të madh tani kemi Turqinë që i ka dhe në cilësi më të mirë por dhe në sasi shumë më të mëdhaja.
Frika është që për kto produkte mund të kërkrojnë tregje të tjera ku mund të blejnë. Ky është rreziku real. Duhet në ose të pranojmë një ulje çmimi ose të shohim si do jetë dhe tregu turk për këto produktë tipike .
Pastaj ndikimet indirekte që mund të kemi, natyrisht inflacioni është shqetësim që mund të ndodhi . Mund të ketë një ndryshim të fluksit tregtar të marrëdhënieve me Kinën, një ripozicionim përderisa në 70-75% të tregtisë e bëjmë me BE. Nqs politikat tregtare të Bashkimit Europian rikonfigurohen sipasojë e këtij ndryshimi, natyrisht mund të na prekin edhe neve”, përfundoi Civici./E.T