Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër të rinj.
“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, informon policia./ S.M