Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në Degën 2 në Tiranë.

Në takimin me fermerët, ai u njoh me problematikat që përballen duke filluar që nga mungesa e subvencioneve, mungesa e infrastrukturës dhe tregut, të cilët i detyrojnë që prodhimin ta hedhin në rrugë.

Si zgjidhje për situatën ku i ka çuar qeverisja 12 vjeçare, Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili parashikon 100 milionë euro subvencione në vit dhe 50 milionë euro për infrastrukturë, që sipas tij do t’u vij në ndihmë 150 mijë familjeve fermerësh. Ai tha se pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia dhe as mirëqenia.

“E vetmja gjë që kanë nevojë, është të kenë një qeveri që u jep dorën, jo t’ju japë shkelmin. Ka 12 vite fermeri i Divjakës, i të gjithë Shqipërisë, nuk merr asgjë. Shikojeni fermerin e Kosovës, shikojeni fermerin e Maqedonisë së Veriut. Dhe vetëm po t’u japi dorën pak qeveria fermerit shqiptar, mirëqenia për fermerin shqiptar, për familjarët e tyre do të përkthehet në mirëqenie për konsumatorët në qyte, do përkthehet në rritje ekonomike për të gjithë Shqipërinë. Kështu që me planin tonë 100 milionë euro subvencione në vit, 50 milionë euro për infrastrukturën  që mos të përfundojnë me bombola gazi, por të kenë linja elektrike, të kenë karburantin, pesticidet, farat, fidanët, plehrat kimike të subvencionuara dhe akses në treg, 150 mijë familje fermerësh do të dalin nga varfëria. Pa ngritur bujësinë, pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia, as mirëqenia. Kështu që këtë bekim të zotit me një qeveri që do t’i japë dorën do ta kthejmë në bekim për të gjithë shqiptarët” – tha Basha.

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, vijoi më tej takimet në zonën e Saukut në Tiranë me qytetarë dhe biznese të vogla. Teksa bisedonte me të moshuar shqetësimi i tyre ishte i qartë, që pensioni nuk del as për të mbuluar nevojat më minimale, siç është blerja e ilaçeve.

“100 mijë lekë pension, a të marrësh ilaçe, a të pish ndonjë kafe, leje drrita e ujë” – u shpreh një e moshuar.

Basha i prezantoi me pikat e programit për pensionistët, i cili tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes.

Lexo edhe :  "Kukull e kukullës së Sorosit"/ Rama vijon ironitë me opozitën

Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.

“Problmei kryesor me pensionet është ai siç the ti, që lekët siç i merni për ilaçe për energji elektrike. Prandaj, gjëja e parë duhet mbyllur kjo vrimë. Domethënë çfarë ka pensione nën 300 mijë lekë të vjetra, ilaçet dhe energjinë me pagesë fikse nga shteti. Ne e dimë që pensionistët tanë kanë punuar një jetë të tërë për këtë vend dhe meritojnë një trajtim dinjitoz. Prandaj, angazhimi ynë është të sjellim një rritje reale dhe të qëndrueshme të pensioneve, bazuar në mundësitë ekonomike të vendit dhe një shpërndarje të drejtë të fondeve publike. Pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë.

Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve. Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas. Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike. Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm. Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë realitet” – tha Basha./e.t

Të fundit

Pfizer ndalon zhvillimin e ilaçit për dobësim, shkaktonte komplikacione në shëndet

Pfizer ka vendosur të ndalojë zhvillimin e ilaçit eksperimental për dobësim, danuglipron, pas shfaqjes së komplikimeve shëndetësore. Sipas njoftimit...

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” që u caktua ndaj...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Lajme të tjera

Web TV