Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi i Big Brother VIP, rrjeti u ndez – dhe jo vetëm.

Ledion Liço ishte ndër të parët që reagoi me një thumb të qartë: “Gënjen veten”. Por nuk mbaroi me kaq.

Nga makina e saj, në një garazh, Dalina Buzi hodhi një tjetër gur në lumë. Me tone ironike dhe shumë të drejtpërdrejta, ajo komentoi:

“Kjo goca ka tre vjet që bashkë me Ledionin, flet për Big Brother-in dhe ikjen e saj. E tha te Mira, tani monolog. Ndërkohë ka një brand të ndërtuar, lokali plot. Lokali ngjitur bosh, i saj plot. Pse merret ende me Big Brother-in?!”

Sipas Dalinës, Arbana duhet të jetë krenare për suksesin e saj në biznes, jo të kthehet pas për t’u justifikuar për një vendim të bërë prej kohësh.

“S’është normale. Rri, krenohu me biznesin. Ke një brand që nesër mund ta shesësh. Vazhdon filmi sikur është Vatikani.”

/e.t

Të fundit

Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të...

Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Javier Mascherano...

“Jemi si sozi”-Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon Vullnet Sinaj: Nuk më lidh gjë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike. Sinaj ka thënë se, ndonëse...

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre politike për zgjedhjet e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Lajme të tjera

Web TV