Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Vladimir Topjana në Itali. Ai u qëllua me plumb në kokë në sy të djalit pas debatit me një tjetër shqiptar, i cili është arrestuar. Ngjarja ndodhi pranë një lokali ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen e Serie A, Roma-Juventus.
43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm në vendin e parkimit, para lokalit dhe një tjetër biznesi. Biseda e tyre u ndërpre nga një Audi i bardhë që erdhi me shpejtësi.
Nga aty dolën dy persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë. Mes të katërve më pas ka nisur një debat i ashpër. Kjo ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve, të cilët tentuan të rikthejnë qetësinë, por pa sukses.
Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati verbal u shndërrua në vrasje. Njëri nga personat nxori armën dhe qëlloi të paktën tre herë. Një nga plumbat e kapën Topjanën në kokë duke i marrë jetën menjëherë.
“Po parkoja dhe sapo dola nga makina dëgjova “Bam! Bam!”. Të shtëna. Shkova me vrap dhe pashë kunatin në tokë, kishte gjak. Kërkova ndihmë”, tha kunati i 43-vjeçarit./ S,M