Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit. Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi më shumë aplikime se vendet e tjera.

Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së, Gjermania nuk është më kryesuesja e BE-së në aplikimet për azil për herë të parë në vite.

“Welt am Sonntag” citoi raportin e 2 prillit 2025, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e migrimit në BE dhe vendet e treta.

Vendin e parë në aplikimet për azil aktualisht e mban Franca me 40.871 kërkesa të regjistruara për azil nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.

Rënie prej 41 për qind

Në fund të renditjes së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa.

Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 për qind), të ndjekur nga afganët (16 për qind) dhe turqit (11 për qind). Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit.

Rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Venezuela

Sipas raportit, shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria.

Në përgjithësi, numri i kërkesave për azil nga venezuelasit u rrit me 44 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Lexo edhe :  Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Kërkesat për azil nga ukrainasit, kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm.

Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe. /DW/ E.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV