Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, ja kur shpërndahen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.

Në Europë, ato pritet të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 Prill.

“Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ bën thirrje që qytetarët të mos e vonojnë votën e tyre pasi çdo ditë është e rëndësishme që ajo të mbërrijë në kohë.

Më tej, nëpërmjet disa fotove, KQZ jep edhe një udhëzues për procedurën e votimit për diasporën.

Brenda zarfit të shërbimit postar, emigrantët do të gjejnë zarfin për kthimin e fletës së votimit në KQZ, udhëzuesin, listën me numra të operatorit të shërbimit postar, Zarfin B, Zarfin A që gjendet brenda Zarfit A dhe fletën e votimit, të palosur brenda Zarfit A. Më pas rekomandohet konfirmimi i marrjes së zarfit nëpërmjet llogarisë në PER.

Më tej, emigrantët mund të plotësojnë fletën e votimit, ku ata mund të votojnë vetëm për partinë ose për koalicionin e partive apo vetëm për një nga kandidatët, emrat e të cilëve gjenden në listat e hapura. “Në këtë rast vota llogaritet vetëm për kandidatin që ke zgjedhur, por njëkohësisht llogaritet edhe për partinë apo koalicionin të cilit i përket ky kandidat”, njoftoi KQZ.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të votohet për një parti/koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie/koalicioni tjetër. Votuesit duhet të përdorin shenjën x ose + brenda kutisë së bardhë përbri numrit të partisë/koalicionit apo emrit të kandidatit duke përdorur vetëm stilolaps ngjyrë blu ose të zezë. Kujdes, asnjë shënim tjetër nuk duhet bërë në fletë sepse përndryshe është e pavlefshme.

Lexo edhe :  Ministri Hasani dhe Ministri Francez për Evropën: Thellim i marrëdhënieve Shqipëri–Francë

Pasi të jetë plotësuar fleta e votimit, ajo mund të ripaloset dhe të futet në Zarfin A. Qytetarët duhet të sigurohen ta ngjisin Zarfin A. Më pas Zarfi A do të futet brenda Zarfit B dhe të sigurohet që edhe ky i fundit të ngjitet.

Por sërish kujdes. “Ndalohet çdo shënim mbi Zarfin A dhe mbi Zarfin B”, thotë KQZ.

Më pas Zarfi B vendoset brenda zarfit të shërbimit postar dhe në këtë moment duhet të kontaktohet korrieri i shërbimit postar për të dorëzuar zarfin.

“Ju këshillojmë që të postoni zarfin brenda 3 ditësh nga marrja e tij me qëllim që ai të mbërrijë në Republikën e Shqipërisë jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025. Posta e kthimit është e paguar nga KQZ”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./E.S

Të fundit

Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa,...

Elbasani, kryeqendra e artit skenik “Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teratrin Skampa

Nga ARTUR  AJAZI Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së...

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit

Ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar në qarqet Dibër dhe Berat,...

50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë...

Rama në Luksemburg/ Zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV