Nisma, çelësi për qeverinë e re, ekspertët flasin për “kontrabandim” të deputetëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Negociatat për formimin e qeverisë së re në Kosovë po zhvillohen larg syrit publik. Analistët politikë vlerësojnë se në kushtet aktuale një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje me Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet joshumicë, por pa Listën Serbe, konsiderohet një skenar i mundshëm. Megjithatë deri më tani nuk konfirmohet zyrtarisht nëse mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt ka bisedime, pavarësisht se është raportuar për një takim mes tyre.

“Nëse e merr një përgjegjësi në qeveri, atëherë unë besoj se do të votojë qeverinë Kurti. E kaluara na ka treguar se ka pasur raste që deputetët pikërisht në seancën konstituive kanë ndërruar partinë. Kjo mund të ndodh dhe ndoshta zotëri Kurti po llogaritë në një gjë të tillë. Mirëpo, ka gjasa që nëse i ofrohet Nisma-s me përgjegjësitë që ata duhet t’i kenë, të votojnë LVV-në dhe të kemi qeveri”, tha Magbule Shkodra | Politologe.

Rezultati i zgjedhjeve, sipas politologut, Albinot Maloku, e ka përcaktuar qartë nevojën që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë prej partive shqiptare.

“Si e vetme nuk mund të formojë qeverinë, për rrjedhojë se deklarimet e tyre se ne mund të formojmë qeverinë janë vetëm në aspektin e mundësive që i lejohet të parit, por nuk është se po arrin ta bëjë. Sikur të mos hezitonte, do të provonte të njihte realitetin e numrave dhe të bënte një partner koalicioni. Pjesa tjetër është që nëse Albin Kurti provon që përmes kontrabandimit të deputetëve të bëjë qeverinë, atëherë qeveria e ardhshme do të jetë e kontrabanduesve, të cilët nuk i nevojiten Kosovës”, tha Albinot Maloku | Politolog.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 15 prill. Për përgatitjen e kësaj seance, kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca do të mbajë takim konsultues të martën me liderët e partive politike. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 48 deputetë në Kuvend. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre deputetë në këtë legjislaturë, duke garuar në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt, që fitoi 5 ulëse. PDK-ja mori 24 deputetë, LDK 20 deputetë, ndërsa serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi./e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV