Politikanët që votojnë nga burgu/ Veliaj voton për listën e Durrësit, Salianji në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes votuesve në parlamentaret e 11 majit do të jenë edhe politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të zgjedhë mes listës së Durrësit, qytet ku edhe ndodhet në paraburgim, njësoj si socialistët e tjerë Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja. Ndërsa nga radhët e demokratëve, Ervin Salianji do të votojë nga burgu i Fierit, institucion ku po kryen vuajtjen e dënimit penal.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Publikimi i listës përfundimtare të votuesve nga Ministria e Brendshme nxori në dritë edhe vendvotimet e posaçme të politikanëve.

Këtë herë, Erion Veliaj nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por në burgun e Durrësit nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Sipas listës së zgjedhësve, ai është i 182 në qendrën e votimit 14-2202. Ligjërisht, vendi i votimit lidhet me vendbanimin dhe nëse kryebashkiaku i Tiranës do të konsiderohet si i transferuar në Durrës, rrezikon të interpretohet si një nga rastet kur humbet mandati i të zgjedhurit vendor.

Veliaj nuk është i vetmi politikan që voton nga burgu. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për Qarkun e Durrësit.

Ndryshe nga socialistët, Ilir Meta do të ketë mundësi të votojë për veten, pasi jo vetëm është kandidat në listë të hapur, por qendrën e votimit e ka pranë burgut “313”.

Të burgosur VIP kanë edhe demokratët. Që prej shtatorit të 2024 Ervin Salianji vuan dënimin në Fier, qark në të cilin do të votojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Sipas listës finale të votuesve të Ministrisë së Brendshme, për zgjedhjet parlamentare të 2025 janë 3 713 761 votues ku përshihen edhe ata nga jashtë vendit. /e.t

Të fundit

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research Letters , zbulon se situata...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë...

Lajme të tjera

Web TV