1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekë
Shqiptarët patën gati 1.3 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të vitit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin vetëm pak individëve.

Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 739 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 5 për qind e qytetarëve. Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se pak më shumë 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 950 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.

“Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë.”

1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve

Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka. Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?

“Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha për A2 CNN, Leons Hasani, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se në llogaritë e kurimeve me 100 e deri në 2.5 milionë lekë janë te depozituara gati 540 miliardë lekë apo 42 për qind e totalit. Edhe këtu ka dallime mes qarqeve të vendit.

Lexo edhe :  "Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra", çmimet e ushqimeve u rritën në mars

1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve

“Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit”, tha më tej Hasani.

Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV