A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Herë pas here kanë qarkulluar teza në media se biznesmeni Samir Mane do të përfshihej në politikë.

Por sa reale janë këto pretendime? Vetë biznesmeni Samir Mane i ka dhënë përgjigje këtyre dilemave.

Në një intervistë për emisionin Opinion, biznesmeni Mane tha se për momentin nuk ka asnjë ambicie për t’u përfshirë në politikë.

Blendi Fevziu: Vazhdimisht ka qarkulluar një lajm që ju mund të përfshiheshit në politikë. Është përfolur ideja që ju mund të kandidonit si kryetar i PD-së, madje thuhej do ta marri a thua se partitë janë për blerje, por a keni menduar ndonjëherë të hyni në politikë?

Samir Mane: Në fakt në vitet e fundit s’kam menduar asnjëherë të jem pjesë e politikës. Padyshim politika është një gjë e mirë.

Blendi Fevziu: A ju intereson politika personalisht?

Samir Mane: E ndjek, e shoh, por vetëm nuk kam asnjë lloj ambicie për t’u përfshirë në politikë.

Blendi Fevziu: Nuk do të përfshihesh asnjëherë?

Samir Mane: Nuk do të përfshihem asnjëherë në politikë ose të paktën për momentin jo njëherë, nuk më thotë asnjë gjë politika, jam shumë i kënaqur me atë që krijoj për Shqipërinë, për rajonin, për vendet ku punoj.

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën” – Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

Samir Mane pak ditë më parë u rendit në listën e miliardëreve të botës nga prestigjozja Forbes, duke u bërë kështu biznesmeni i parë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor pjesë e kësaj liste. Pasuria e Samir Manes është vlerësuar 1.4 miliardë dollarë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.

Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.

Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?

Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.

Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?

Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.

Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?

Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?

Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.

Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.

Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?

Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.

Blendi Fevziu: Bënte 80 dollarë dhe ti deshe ta paguaje?

Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.

Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.

Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.

Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 dollarë të drekës e pagoi vetë.

Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.

Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 dollarëshin?

Samir Mane: Po.

Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?

Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.

Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?

Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.

Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?

Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada./k.k

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV