Basha i merr gjysmën e elektoratit Berishës, PD pa frymë dhe e përçarë drejt 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha po tregon se është surpriza e padiskutueshme e fushatës së 11 majit, duke rrëmbyer zemrat dhe votat e demokratëve. Një sondazh i brendshëm i vetë Partisë Demokratike, aktualisht e drejtuar nga Sali Berisha, tregon një përmbysje tronditëse: 50% e demokratëve tashmë mbështesin Bashën, ndërsa vetëm 30% qëndrojnë pas Berishës dhe 20% janë të zhgënjyer dhe pa orientim, duke i dhënë Bashës terren të pastër për të dominuar. Ky sondazh i publikuar në një moment kyç, ka krijuar panik në kampin e Berishës dhe konfuzion të thellë në strukturat e PD-së.

Fushata e Bashës ka marrë përmasa virale me mbi 1.2 milionë shikime në vetëm një javë në Facebook, pa përfshirë shpërndarjet e panumërta në rrjete të tjera. Në çdo dalje publike, ai po shfaqet si lideri modern që demokratët kishin kohë që e kërkonin. Edhe kundërshtarët më të egër të Bashës janë detyruar të pranojnë rikthimin e tij spektakolar. Të shqetësuar nga rritja e tij, disa prej tyre po përpiqen ta imitojnë, të tjerë kërkojnë formula të reja për ta ndalur.

Por shifrat flasin vetë: në krahasim me Bashën, as Rama me makinerinë e tij propagandistike nuk po arrin të ngjallë aq shumë interes. Basha ka kapërcyer pengesa të mëdha, nga sulmet denigruese deri te tradhtitë brenda partisë.

Skema

Por sot, ai është në majë të valës, me një stil politik të freskët dhe europian. Fushata e tij është ndryshe nga gjithçka tjetër në terren dhe ai shihet gjithnjë e më shumë si alternativa reale për të ardhmen.

Nëse në 2021 Basha luftoi i vetëm, në 2025 ai po ecën si një lider i ringjallur që ka mbrapa një valë të re mbështetjeje. Ai është bërë trendi i këtyre zgjedhjeve, duke kthyer çdo fjalë, çdo video dhe çdo takim në një magnet për publikun. Berisha dhe grupimi i tij po e shohin veten të përçarë dhe të paralizuar politikisht.

Lexo edhe :  Berisha prezanton kandidatët në Himarë, shoqërohet me Belerin dhe Dulen

PD është më e fragmentuar se kurrë më parë, ndërsa Basha po e kanalizon të gjithë potencialin drejt Koalicionit Euroatlantik. Kundërshtarët përpiqen të mohojnë ndikimin e tij duke thënë se klikimet nuk janë vota, por realiteti në terren është ndryshe.

Qytetarët nuk ndjekin më thjesht figura politike, por kërkojnë liderë me vizion dhe koherencë dhe madje këtë e shohin te Basha. Pra nëse trendi aktual vazhdon, 11 maji pritet të jetë dita kur Lulzim Basha jo vetëm që rikthehet fuqishëm në skenën politike, por bën histori. Ai është jo thjesht në fushatë, por është vetë fushata./    S,M

Të fundit

2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë, sekuestrohet një sasi e madhe droge në Vaun e Dejës

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara...

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë?/ Menaxheri i VIP-ave zbulon detajet

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në...

“Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi 52 mijë emigrantëve shqiptarë!

KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente. Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar...

Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Evis...

Lajme të tjera

Web TV