Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot Partinë Demokratike, në lidhje me ankesën e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, për bonusin e pensionistëve.
Demokratët kërkonin që bonusi të ndalohej, pasi ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit.
“Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, ishte thirrja e PD në KQZ.
Por mazhoranca e mohoi, duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë.
“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi zyrtar i qeverisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj.
Edhe kreu i KQZ ndau të njëjtin mendim pas analizimit të çështjes.
“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.
Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informon se PD shfaqi edhe një shqetësim tjetër, që lidhet me fushatën elektorale në qarkun e Lezhës.
“Admir Kadeli të heqë posterat që ka vënë në shtyllat e Lezhës”, ishte ankesa e radhës.
PS reagoi pozitivisht, duke qenë se fushata elektorale niszyrtarisht më 11 maj.
“Na jepni 72 orë kohë, se do i heqim”, isht reagimi zyrtar./e.t