Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja.
Trump ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. “Ajo është një copë pasurie e paluajtshme tepër e rëndësishme,” tha ai gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas Trumpit do të ishte një “gjë e mirë” që atje të kishte një “forcë paqeje, si Shtetet e Bashkuara, të cilat të kontrollojnë dhe posedojnë Rripin e Gazës”.
Trumpi përsëriti në këtë mënyrë një deklaratë të ngjashme, me të cilën kishte shokuar në fillim të shkurtit opinionin ndërkombëtar gjatë një konferencë shtypi krah për krah me Netanyahun.
Trumpi deklaroi tani se ai prej vitesh “dëgjon vetëm për vrasje, për Hamasin dhe për probleme” në zonë. Izraeli e “posedonte” dikur “këtë pronë buzë detit” dhe më pas hoqi dorë nga ajo në emër të paqes – por sipas mendimit të tij kjo gjë ka dështuar, tha Trumpi.
“Unë nuk e kuptoj pse Izraeli hoqi dorë asokohe prej kësaj zone? Ajo i përket Izraelit,” tha Trumpi. “Izraeli vërtet nuk duhet të kishte hequr kurrë dorë prej Rripit të Gazës.” – tha Trumpi.
Netanjahu: Vizion i guximshëm
Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjatë takimit me presidentin Trump kishte folur për planin e tij për t’i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës, ndërsa zona të rindërtohet. Netanyahu e quajti këtë ide të Trumpit një vizion “të guximshëm”.
Konferenca e planifikuar për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë u anulua në mënyrë të papritur. Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë njoftim pa dhënë asnjë arsye.