Djali i Metës në politikë? Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arian Sulo ishte këtë të hënë i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe angazhimin e djalit të Ilir Metës, Besar Metaj në fushatë.

Ai tha se futja e tij në fushatë është një rast specifik për të dhënë më shumë siguri te votuesit, pasi sipas gazetarit një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur nëse vetë Iliri do të ishte pjesë e fushatës dhe as nëse Monika Kryemadhi do të merrte pjesë në fushatë.

“Ka një specifik dalja e djalit të ilir Metës, Ai nuk o dilte nëse Ilir Meta do ishte i lirë dhe në fushatë. Gjithashtu në rast se do ishte Monika Kryemadhi ai nuk do dilte. Këto dy specifika e kanë bërë të nevojshme një mesazh për anëtarësim për militantët në këtë fushatë atipike dhe aty duhet çdo energji, çdo votë, aq më shumë një përfaqësues i familjes që i çon një mesazh elektoratit të PL-së se drejtimi i fushatës nga Tedi Blushi dhe djali i Ilir Metës ky është një mesazh sigurie. Por këtu kemi disa pikëpyetje, se mbetet trashëgimi familjare. Për mua ky është një problem në partitë e mëdha, jo më në parti më të vogla se e Ilir Metës është forcë e tretë”,-tha Sulo./   S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV