Jo vetëm i paraburgosur por edhe…/ Kryebashkiaku zyrtarisht banor i qytetit bregdetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar

Kryebashkiaku Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qelinë e Durrësit, është regjistruar edhe si banor i këtij qyteti.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt të këtij viti, nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave./   S.M

Të fundit

Dueli italian i Rama-Berisha: Kryeministri thellon avantazhin në rrjetet sociale

Kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilluan sot takime me shqiptarë të Italisë, përkatësisht në Milano dhe Brescia, për t'u...

Turistët në Vlorë! Rritja e temperaturave shton vizitorët edhe në Sazan e Karaburun

Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet e qytetit shijojnë edhe diellin. Kryesisht...

Rikthehen reshjet e shiut këtë të hënë! Ja si parashikohet të nis java

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

Zegjine Çaushi sfidon Bardhin nga Milano: Gazment, dridhu në baltën tënde

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka zhvilluar një takim entuziast me komunitetin shqiptar në Milano, në kuadër të fushatës...

1.3 mld euro pagesa, rritet përdorimi i monedhës edhe në transaksionet në vlera të mëdha

Një euro e paqëndrueshme nuk i ka penguar as pagesat me shuma të mëdha në këtë valutë. Transaksionet në euro të kryera për 3 muajt...

Lajme të tjera

Web TV