Ka 30 milionë pasagjerë në vit, por ky aeroport po fundoset në det!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit, po përballet me një rrezik të pazakontë – po fundoset gradualisht në det. I ndërtuar në dy ishuj artificialë në Gjirin e Osakës dhe me një kosto prej mbi 19 miliardë dollarësh, aeroporti festoi 30-vjetorin në vitin 2024.

Projektuar për të përballuar aktivitetin sizmik, përfshirë pistat që përkulen gjatë tërmeteve për të shmangur çarjet, ky aeroport ka marrë edhe çmime prestigjioze, si “Aeroporti me Trajtimin më të Mirë të Bagazheve në Botë”, falë rekordit të tij të jashtëzakonshëm – nuk ka humbur asnjë bagazh në 30 vjet,.

Por pavarësisht teknologjisë dhe reputacionit, aeroporti po përballet me sfida serioze. Që nga inaugurimi, ai është fundosur mbi 11.5 metra, për shkak të peshës së madhe që ushtron mbi bazën e argjilës dhe rërës së butë të detit. Inxhinierët kishin parashikuar një fundosje prej rreth 8 metrash brenda 50 vjetëve, por kjo shifër është tejkaluar që tani.

Ka 30 milionë pasagjerë në vit, por ky aeroport po fundoset

Në vitin 2018, gjatë Tajfunit Jebi, aeroporti u mbyll përkohësisht pasi u përmbyt dhe ura që e lidh me tokën u dëmtua. Që atëherë, janë marrë masa si ngritja e mureve mbrojtëse për t’u përgatitur ndaj përmbytjeve të ardhshme.

Megjithatë, përkundër sfidave, Aeroporti Kansai ka rinovuar Terminalin 1 për të përballuar fluksin e pritur të vizitorëve për Expo 2025 në Osaka, që hapet më 13 prill. Menaxhmenti ka deklaruar se do të vazhdojë të përshtatet me rritjen e kërkesës dhe të ofrojë përvoja të reja udhëtimi. /e.t

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV