Kompania Meta publikon modelin e ri me AI, Llama 4!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta sapo ka prezantuar ​​versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick.
Sipas saj Llama është një sistem multimodal i AI. Sistemet multimodale janë të afta të përpunojnë dhe të integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekstin, videon, imazhet dhe audion, dhe mund të konvertojnë përmbajtje në këto formate.

Meta tha në një deklaratë se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet më të avancuara deri më tani dhe më të mirat në klasën e tyre për multimodalitetin. Gjithashtu shtoi se Llama 4 Maverick dhe Llama 4 Scout do të jenë softuer me kod të hapur.

Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investime. Meta planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të Al./e.t

Të fundit

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook,...

Trump paralajmëron tarifa të reja?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "askush nuk po largohet nga grepi për bilancet e padrejta tregtare", duke sugjeruar se mund të...

Rama mund Berishën “online”/ Audience 10-fish më e lartë

Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë… Shifrat që shihni në ekran...

Lajme të tjera

Web TV