Kuponët për pasaportë apo kartë ID shqiptare tani mund të blihen edhe online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Kështu, qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në Postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike. Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.

Një tjetër risi, është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi.

“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lançon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave përsa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit (ID). Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në identiTek të aplikojnë për kuponin elektronik  dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Ne kemi edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës”, tha ministri.

Lexo edhe :  Borxh dhe për ilaçe/ Farmacia, strehë e të pamundurve

“Sot ne kemi lancuar kuponin elektronik, i cili e bën eksperiencën e qytetarit shumë më të thjeshtë duke qenë se aktualisht nuk do duhet më të paraqiten fizikisht pranë Postës apo përfaqësive diplomatike, por mund të drejtohen direkt tek faqja jonë e internetit dhe me dy-tri hapa shumë të thjeshtë, ata mund të pajisen me kuponin elektronik dhe më pas të procedojnë me aplikimin për dokumentet biometrike”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek.

Ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar ID kartën./E.S

Të fundit

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet...

Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra e vajza për projektin e...

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin masiv të baterive të vogla...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV