Mundësia e një lufte të madhe tregtare/ Frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të Trumpit ndaj ekonomisë në SHBA, Kinë dhe botë?

Rënia në tregjet financiare botërore po vazhdon për shkak të tarifave dognoretë paprecedenta që vendosi Presidenti Donald Trump ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA.

Investitorëtpo bëhen gjithnjë e më nervozë, sepse në horizont po shfaqet gjithnjë e më qartë mundësia e një lufte të madhe tregtare, e cila ka të ngjarë të shkaktojë një recesion global.

Investitorët supozojnë se tarifat doganore do të kenë një ndikim të gjerë në rritjen ekonomike globale dhe se rritja e kostove të prodhimit do të rrisë inflacionin, do të shtojë pasiguritë e bizneseve dhe do të reduktojë investimet. Ekonomistët presin paqëndrueshmëri të mëtejshme në tregje dhe kanë frikë nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.

A është ekonomia botërore në rrezik recesioni?
Përfaqësuesit e bankës amerikane JP Morgan thanë javën e kaluar se besojnë se mundësia e një recesioni global deri në fund të vitit është 60 për qind, krahasuar me 40 për qind përpara se të shpalleshin tarifat doganore gjithëpërfshirëse të Trumpit.

Të hënën banka gjermane Deutsche Bank paralajmëroi në një analizë të shkurtër se nëse Trumpi vazhdon me politikat e tij tregtare, tarifat e reja do të kenë “ndikime të mëdha mbarëbotërore në vitin 2025 dhe vitet dhe dekadat në vijim”.

Azia është goditur shumë më rëndë se Evropa, me tarifa doganore prej më shumë se 40 për qind për disa. Kjo rrit presionin ndaj vendeve si Vietnami, Tajvani dhe Indonezia për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin. Kina, të cilën Trump e goditi me tarifa shtesë prej 34 për qind, është e vetmja ekonomi e madhe që ka urdhëruar që vendosjen e tarifave doganore hakmarrëse për importet nga SHBA-ja.

Lexo edhe :  Më 21 prill Gjermania do të më dëbojë, për qëndrimin ndaj Palestinës

Pekini të premten vendosi tarifa doganore shtesë prej 34 përqind për mallrat amerikane dhe vendosi kufizime eksporti për disa minerale të rralla që nevojiten urgjentisht për produktet e teknologjisë së lartë dhe pajisjet e energjisë së pastër. Këto tarifa hyjnë në fuqi të enjten (10.04).

BE-ja diskuton
Importet nga vendet e Bashkimit Evropian drejt SHBA-së kërcënohen nga tarifa të reja doganore prej 20 për qind, duke filluar nga e mërkura (09.04). Ministrat e Financave të BE-së u takuan të hënën në Luksemburg për të rënë dakord mbi një përgjigje të përbashkët.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se Brukseli ishte i gatshëm të “mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale”. Por ajo sinjalizoi gjithashtu se BE-ja është e gatshme të negociojë me SHBA-në./DW/    S,M

Të fundit

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Berisha ironizon premtimin e Ramës në Berat: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore. Kryedemokrati ironizoi kryeministrin Edi Rama, më...

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate të shumta. Ndjeksit e BBVA, banorët...

Lajme të tjera

Web TV