Rama i është përgjigjur edhe një komentuesi që thotë se Shqipëria është mesjetë.
“Ti thuash Shqipërisë mesjetë do të thotë të jesh kaq i verbër dhe i mllefosur për arsye politike sa të flasësh një gjë për të ardhur keq. Shqipëria është në një fazë transformimi që e shohin të tërë ata që nuk e shohin realitetin tonë me syzet e politikë së ditës. Në një fazë transformimi që ka bërë që Shqipëria nga një vend që nuk ia hidhte kush qurret, të shihet me respekt dhe besim dhe shihet si një vend i vogël por serioz në arenën ndërkombëtare. Që shihet si një destinacion turistik i atillë që rritet çdo vit me shpejtësi marramendëse. Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte.”, tha Rama./ S.M