Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka ndarë një foto përmes së cilës ka treguar se grupi i strategut elektoral amerikan Chris LaCivita ka nisur punën në Shqipëri.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale ajo shfaqet së bashku me një prej asistentëve të LaCivita, Philip Griffin dhe drejtorit të zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela.
Chris LaCivita ishte një prej strategëve të fushatës së fundit elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump, si edhe një pjesëtar i Partisë Republikane në SHBA.
Ai u prezantua në shkurt të këtij viti nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili tha se LaCivita do të shërbejë në fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit si konsulent./e.t