Për ata që nuk u vranë në Tropojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete!

Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë në jetë, fatmirësisht. Por 200, rreth 200, djem të rinj e të fortë, u vranë. Sytë e botës, sapo flitet për atë banjë vrasjesh, sillen kah Sali Berisha. Ai nuk ka deklaruar kurrë se ‘nuk i ka vrarë’, as se ‘i ka vrarë’. Por atje shkojnë sytë. Disa batuta cinikësh shkojnë edhe deri në justifikimin e Presidentit për çdo krim kundër njeriut në Tropojë. Në fund të fundit, thonë këta cinikë, e drejta ‘e vrasjes në Tropojë, i takon së pari Berishës, dhe këtë e lidhin me të qenët komunist, siç ishte. Cilësitë komuniste ishin  formuluar kështu: ‘Në radhë të parë korrigjo, ose moho e ndëshko atë që ke pranë, rreth vetes, në fis a familje’.

Kështu e nisi vrasjen ‘rrethe rrotull vetes’ Saliu, menjëherë pas vitit 1990.

Çfarë më bëri, së fundmi, ta besoj atë skemë, jo thjesht si ‘cinizmi i disave’? Ishte emisioni ‘Gjërat tona’ në Abc News, ai që më bëri përsëri të më shfaqet skema e njohur. Mes gjithë provash, dëshmia e vajzës së Haklajve, Aishes. Vjen nga Suedia ku është strehuar për të ruajtur në ‘dry’  provat e vrasjes së vëllezërve. Tani sapo ka depozituar në SPAK padinë dhe prova ‘për vrasje nga Berisha’ me dhjetëra faqe të shkruara. SPAK mund ta hetojë, por edhe mund të lidhet me vrasësit e t’u thotë ‘kapeni Aishen’; kjo është tjetër gjë.

Por po flasim për të gjallët e tjerë, ata që mbetën në ‘Tropojë’, dmth në gjithë vendin.

Në dëshminë e Aishes konstatohet një kujdes i tejshëm për të paraqitur vetëm prova të provueshme. Edhe pse ka vëllezërit në varre, dhe varret të dhunuara, ajo kallëzoi vrasjet e kushërinjve nga rojet e Berishës kur ky udhëtonte për në Tropojë. Sepse, mjerisht, motra e di se presidenti i fshiu provat dhe SPAK-u do t’i thotë si në mbledhjen e Partisë: ‘O gjej provat, o në burg ti!’.

Kjo është e gjitha. Kjo është ajo që po them se ‘iu drejtohem atyre që kanë mbetur gjallë’. Jo thjesht , në Tropojë’, por në gjithë Shqipërinë. Tropoja këtu mund të përdoret si ‘Trojë’. Ata që kanë mbetur gjallë nga dhuna, vrasjet, intrigat, përçudnimet e periudhës së Berishës, duhet të bëjnë një gjë…

Ose saktë fare është kjo: Duhet të mos bëjnë një gjë:

Ata që kanë mbetur gjallë nga ajo kohë e egër, duhet të mos vrasin të gjallët tani. Të gjallët e mbetur duhet të mos provokojnë të gjallët e tjerë duke iu prurë Berishën para syve. Aq më keq duke e votuar atë, qofshin edhe dhjetë vetë. Çdo votë për Berishën është kërcënim për jetën e të gjallëve.

Lexo edhe :  SPAK është fitues përballë Veliajt, në betejën për manipulimin e opinionit publik

Këta që ‘kanë mbetur’ në atë kohë, tani kanë disa mënyra për ‘të mos u kthyer në vrasës si ustai i atëhershëm’.

Një mënyrë është që, për shembull, të mos e lënë vetëm Aishe Haklajn. Aishën ose Muharremin, ose nipa e mbesa që duan drejtësi. Secili prej atyre që rrojnë në Tropojën e Vjetër apo më tej, secili e ka një dëshmi; sado të vogël, mbi atë konflikt e mbi ato vrasje. Po të paktën për dhunimin e varreve të djemve të Haklajt, shumica e atyre njerëzve diçka dinë. Po për zjarrin që i vunë kullës së Haklajt, a nuk mund ta dinë fqinjët në fshatrat e Tropojës?!

Puna e Haklaj është tani si puna e Hebrenjve në Luftën e Dytë, provë për ne të gjithë.

Por them ‘Troja’ si Tropojë, sepse nuk është fjala vetëm për ata që mbetën gjallë në Tropojë. ‘Tropojë është gjithë Shqipëria. Sot, kushdo që bën thirrje për kthimin e ‘kohës së Berishës’, ai bën thirrje edhe për ngjalljen e kohës së vrasjeve. Edhe ca nga ata që e kanë parë vendin duke u djegur nga Berisha, guxojnë e i shkojnë pas. Krim kundër vendit tënd është ky.  Kaq e kupton kushdo. Po atëherë pse bëjnë zhurmë ‘elektorale’ sikur ‘të votohet prapë Sali Berisha’. Kjo është jo vetëm tragjike, por edhe e turpshme. Sepse ti e ke provuar si ia ka shkatërruar jetën njeriut dhe vendit.

Atëherë  ti mendon vetëm për vete, sikur do të fitosh diçka. Ndërsa atë tjetrin le ‘ta vrasë’ Berisha!

E trishtë. Jemi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Të thuash se ‘Berisha të jetë prapë në Parlament? Apo më shumë?’.

Nga vrasjet në Tropojë dhe ata që mbetën gjallë, vjen mësimi akoma më vyer.

Për këta që i rrinë afër dhe e ndjekin pas… Këta ta dinë se djemtë e vrarë në Tropojë, ishin ‘besnikë’ dhe të afërt me Sali Berishën. Të afërt derisa i vrau. Po me këta të afërm të Berishës a nuk noddhka e njëjta gjë. Të paktën kaq të mendojnë ata që mbetën gjallë atëherë.

Apo tua bëjnë ‘peshqesh’ të tjerëve Sali Berishën se për vete shpëtojnë?! Mendojnë se mund të ndodhë kjo!?.

A thua mendojnë apo punon instinkti?

Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete!/   S,M

Të fundit

“O yll, o dritë sa do durosh më shumë”, G-Bani shfaqet i përlotur, i del në krahë Gjestit

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi,...

Luarasi: Gara elektorale si futbolli, edhe Bayernit nuk fal kur përballë ka…

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Iris Luarasi komentoi çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit dhe retorikën e drejtuesve të...

Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit. Ngjarja...

Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të dashura që ka miliona njerëz dhe njihet si  “pija” magjike e mëngjesit. Por, është e rëndësishme të dimë...

Ekspertët rekomandojnë disa lloje ushqimesh që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë

Një ekspert u ka kërkuar njerëzve që të hanë “të paktën” tre lloje ushqimesh në ditë për të jetuar më gjatë. Këshilla bazohet në...

Lajme të tjera

Web TV