Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni, kjo masë e madhe shkëmbore e vendosur vetëm 25 metra nën sipërfaqe u zbulua në vitin 1986 dhe ka tronditur studiuesit me formën e saj të ngjashme me një piramidë me shkallë.

Me një lartësi prej rreth 27 metrash dhe e ndërtuar tërësisht prej guri, Yonaguni ngjan si një strukturë e ndërtuar me dorë nga një qytetërim i lashtë. Testet mbi shkëmbin sugjerojnë një moshë prej mbi 10,000 vjetësh – që do të thotë se nëse është ndërtuar nga njerëzit, ajo ekzistonte para se deti të mbulonte zonën, mbi 12,000 vite më parë.

Kjo do ta bënte më të vjetër se çdo piramidë egjiptiane apo edhe se Stonehenge, duke hapur derën për teorinë e ekzistencës së një qytetërimi të humbur, ndoshta të ngjashëm me mitin e Atlantidës.

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë

Autori Graham Hancock, i njohur për teoritë mbi qytetërimet e humbura, dhe arkeologu Flint Dibble debatuan kohët e fundit në podcast-in e Joe Rogan mbi origjinën e Yonagunit. Dibble mbrojti idenë se formacioni është natyror, ndërsa Hancock kundërshtoi me fotografi që, sipas tij, tregojnë qartë struktura të krijuara nga dora e njeriut: shkallë, tarraca, harqe dhe një fytyrë e gdhendur në gur.

Pavarësisht skepticizmit të disa studiuesve si Dr. Robert Schoch, i cili thekson se karakteristikat gjeologjike të rajonit mund të shpjegojnë formën e Yonagunit, teoria e një ndërtese të lashtë të ndërtuar nga njerëzit nuk është përjashtuar. Ai pranoi se pamjet fotografike mund të krijojnë përshtypjen e një ndërtese për shkak të simetrisë dhe këndeve të mprehta.

Nëse vërtetohet se Yonaguni është ndërtohet nga njeriu, ajo do t’i bashkohej strukturave të tjera misterioze si Göbekli Tepe në Turqi (daton rreth vitit 9500 p.e.s.) dhe Gunung Padang në Indonezi, e cila mund të jetë më e vjetër se 16,000 vjet.

Lexo edhe :  Tjetër rekord/ Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë

Deri më tani, Monumenti Yonaguni mbetet një mister i pazgjidhur. Por një gjë është e sigurt: nëse është vërtet një piramidë e ndërtuar nga një qytetërim i harruar, historia njerëzore mund të ketë nisur shumë më herët – dhe në mënyrë shumë më të sofistikuar – sesa kemi besuar deri më sot./e.t

Të fundit

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk u kanë shpëtuar as...

Pse befasohemi nga dh*na?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi...

Lajme të tjera

Web TV