“Plumbi i Artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e urdhëroi Alibej, kishte lidhje me gruan e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po mbahet sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO), ku po trajtohen deklaratat e bërë nga i pandehuri Xhulian Hoxha. Ai ka theksuar se, për vrasjen e Oti Kilo, organizatori dhe financuesi nuk është Suel Çela, siç është pretenduar nga Nuredin Dumani, por Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos.

Xhulian Hoxha ka shtuar se në një moment tjetër do të japë më shumë detaje rreth këtij pretendimi. Ndërkohë, i penduari për drejtësinë, Erjon Alibej, ka reaguar duke thënë se nuk është etike që ky informacion të publikohet në media, duke e kundërshtuar deklaratën e Hoxhës.
Debati mes Hoxhës dhe Alibejt është intensifikuar në sallë, ku Xhulian Hoxha i është drejtuar Alibejt duke i thënë: “Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë”.

Alibej ka reaguar duke deklaruar: “Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën, por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.”

Ky debat ka tensionuar më tej zhvillimet në seancën hetuese për operacionin “Plumbi i Artë”./E.S

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën. E...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Lajme të tjera

Web TV