Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Sikur kryeministër, të mos ishte Edi Rama, i cili “mbulon me gjatësinë e tij” gjithë idiotësitë e batakut ku jetojmë, ndërkombëtarët do ta zbulonin më shpejt nivelin mjeran të një pjese të politikës shqiptare. Mjafton të dëgjosh si flasin, si sillen, si manipulojnë, si takohen, si pasurohen, si reagojnë kur ndiqen penalisht dhe kur arrestohen, dhe do të bindesh. Mjafton ti dëgjosh si bëjnë replikat, debatet, protestat, fushatat elektorale, si bëjnë premtimet zgjedhore, mjafton ti shikosh njerëzit që i rrethojnë, se si u servilosen, se si i mbulojnë me lëvdata edhe kur janë ndotur nga llumi, dhe do të bindesh sa mjeranë janë personazhet e “aneksit” të politikës në Shqipëri. Pse ndodh kjo, dhe pse akoma dhe sot pas 34 apo 35 vitesh akoma nuk po civilizohen ky soj politikanësh ? E thjeshtë fare. Ata vijnë nga ish-organizatat e partisë, nga hiçi, vijnë nga skutat, mejhanet, nga kulisat, vijnë nga pazaret dhe marrëveshjet e pista mes plakushëve të politikës, dhe “të rinjve” që bëhen aktorët dhe shërbëtorët e tyre të bindur. Ajo që po ngjet me “aneksin” e politikës shqiptare, që lidhet me opozitën aktuale, mbetet unikale dhe e pabesueshme deri diku. Nuk mendohej kurrë se, pas një periudhe të gjatë “në stol”, Berisha do të prishte çdo plan dhe imagjinatë të militantëve të tij, se nuk do të shkatërronte çdo shpresë të tyre, për të rigrupuar, riorganizuar dhe riformuar atë parti. Partia Demokratike, ka kaluar një kalvar të gjatë peripecish, nga e cila duhej të kishte dalë më e pjekur, më solide, më e bashkuar, dhe më e riformuar se kurrë. Ishte momenti historik, që Sali Berisha të merrte mbi vehte, gjithë përgjegjësitë e tij mbi deformimet strukturore dhe shkatërrimin e asaj force politike. Por ai zgjodhi “rikthimin e detyrueshëm”. Trokitja e prangave dhe dosja penale, po preknin interesat e tij personale, ndaj ai nisi betejën e “rikthimit” dhe privatizimit të asaj partie. Duke shfrytëzuar gjithë potencialet negative të asaj force politike, që akoma kishte në dorë forumet dhe strukturat, si dhe duke premtuar “ringritjen e PD nga e para”, ai mundi të bëjë për vehte edhe ata që e kishin kundershtuar, dhe ishin bashkuar me vendimin e SHBA-së për shpalljen “non-grata” të tij. Ngjarjet rrodhën shpejt, dhe Sali Berisha “u rizgjodh me votën e shumicës së anëtarësisë” kryetar partie. Me format dhe metodat e tij bajraktariste, ai arriti të rimarë edhe vulën e partisë. Po ashtu duke i mashtruar, arriti të fuse në rresht, edhe deputetë aktive të grupit parlamentar, deri ditën kur në pabesi, nuk i futi as në listat e reja si kandidatë. Situata e krijuar, kërkonte që Sali Berisha të kishte në krahun e djathtë jo qëndrestarët, por gërdecarët, dhe ashtu ngjau. Në takimet e tij, nuk po mungojnë në podiume, as Fatmir Mediu, dhe as Fredi Beleri, as Vangjel Dule dhe as Shpëtim Idrizi. Sa turp, sa qesharake, dhe sa e dhimbshme është kur mendon se kishte me qindra demokratë që mbanin shpresën tek Sali Berisha. Besonin se, “ai do ti shpinte drejt pushtetit, do rinovonte PD, do hapte partinë për të rinjtë, do dilte forcë e parë në 11 Maj”. Por sot, ata janë shpërgjumur, janë kthjelluar, dhe kanë tjetër mendim dhe reagim  për “ish-liderin historik të PD”. Zhgënjimi nga rezultati i “primareve” ishte akti i  fundit që vulosi ndarjen e madhe të shumicës së mbështetësve, nga Sali Berisha. Ata nuk mund të vazhdonin më gjatë pritjen dhe rrugëtimin e tyre strapacues, me një “lider” që nuk bën politikë, por harton skenare për përfitime personale, që nuk vlerëson qëndrestarët, por afron servilët dhe mediokrit që i trajton si lecka. Tablloja e ofruar nga kjo pjesë e politikës në Shqipëri, dhe guximi i saj për të garuar në fushata elektorale, tregon mjerimin e saj, duke na treguar  dëshpërimisht, sa poshtë ka rënë, partia e idealeve demokratike të Dhjetori 1990.

Të fundit

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV