Rama: Në 5 vitet e ardhshme do rikthehen hekurudhat në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me tarifat e shpallura nga Donald Trump.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, qasja e qeverisë shqiptare, është e thjeshtë dhe komode duke parë edhe vetë volumin e tregtisë së vendit me SHBA-në.

“Unë nuk kam asnjë koment për këtë. Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me këtë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe në një farë mënyre komode për pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga Salla Ovale nuk kemi asnjë arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama.

Në mbyllje të konferencës, Rama foli për marrëveshjen e nënshkruar sot, ku parashikoi rikthimin e hekurudhave në Shqipëri.

“Jemi duke u përgatitur intensivisht për samitin më 16 Maj ku do vijnë të gjithë udhëheqësit e kontintetit demokratik europian. Përgjegjësi e madhe si aktorë në këtë rajon që është gjithnjë e më i rëndësishëm për BE-në.

Së dyti dua të them që nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore dhe kjo është arsyeja që ky 5 vjeçar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë njëkohësisht një 5 vjeçar kur do rikthehehn hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet për të besuar dhe luftuar që ne të anëtarësohemi në BE. Sepse falë kësaj marrëdhënieje ne jemi sot në gjendje të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne.

Lexo edhe :  Euroatlantikët çelin fushatën, Basha: Paga deri në 8 mijë euro

BE s’është vetëm çështje investimesh, por në radhë të parë është çështje liri, barazie para ligjit. Në këto vitet e fundit ne jemi duke bërë një ushtrim të panjohur më parë, falë reformës në drejtësi. Ne kur kemi nisur këtë rrugëtim kemi qenë në të njëjtat kushte ekonomike e sociale si Iraku e Afganistani, që kanë provuar të bëjnë demokraci. Ne ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent dhe nëse sot jemi këtu ku jemi, ka vetëm një arsye. Ne kemi BE-në!”, përfundoi ai./E.S

Të fundit

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është babai i teorisë...

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit, ja cilat janë ato

Uji ndihmon në rikthimin e lëngjeve të humbura përmes metabolizmit, frymëmarrjes, djersitjes dhe largimit të mbeturinave. Gjithashtu ju ndihmon të mos mbinxeheni, lubrifikon nyjet dhe...

Lajme të tjera

Web TV