Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale ditën e sotme njoftimin zyrtar për çeljen e fushatës së Partisë Socialiste.
Partia Socialiste ka vendosur që çelja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të zhvillohet më 12 prill, në sheshin “Skënderbej”. Nga njoftimi i Ramës bie në sy simbolika e nurmit 12, që mesa duket kryeministri do ta ketë në qendër të fushatës duke e lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndërsa fushata elektorale nis zyrtarisht më 11 prill, PS do ta shfrytëzojë atë ditë për të zhvilluar takime masive në çdo qark me gratë dhe vajzat.
Rama sipas njoftimit në FB thekson se në orën 12:00, në 12 qarqe do të nis festa elektorale e fushatës rreth 12 yjeve të BE-së.
’12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE’-njoftimi i Ramës në Facebook. /e.t