Teknologjia po shkon shumë larg” është diçka që po dëgjojmë gjithnjë e më shpesh me zhvillimet e pa sosura të Inteligjencës Artificiale. Këto zhvillime në fakt kanë ngjallur jo pak shqetësime tek popullsia në mbarë globin, sa u takon punëve. Me zhvillimet teknologjike shumë njerëz rrezikojnë vendet e tyre të punës.
Por, këtë herë shqetësimi mund të justifikohet, sepse një çip truri i cili mendohet se rregullon kujtesën dhe aftësinë e të mbajturit mend, duket se ka pushtuar rrjetin.
Çipi ‘Nubbin’ i krijuar nga “TCKR Systems” lejon të ‘kaloni në vetëdijen virtuale’ që do të thotë se mund të rishikoni ëndrrat dhe episode të shkëputura nga jeta juaj.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duken përdoruesit teksa shtypin butonin në Nubbin e tyre, i cili është i pozicionuar në dy anët e kafkës së kokës, përpara se sytë e tyre të zbardhen dhe ata me sa duket “transportohen” në një botë tjetër, duke mos ditur se ku janë në jetën reale.
Reklamat e këtij çifi janë shfaqur në YouTube, LinkedIn dhe madje edhe në billborde. Por, pavarësisht natyrës së tij realiste, ne mund të konfirmojmë se Nubbin nuk është real.
Në fakt, është e gjitha një marifet i përpunuar (dhe mjaft i shtrenjtë) PR për serinë e ardhshme të Netflix të Black Mirror. TCKR Systems është emri i kompanisë që përdoret në San Junipero dhe përdoret për të lidhur botën reale me botën dixhitale. Gjithashtu është referuar në episodet “Playtest” dhe “Black Museum”.
Mendohet se do të luajë një rol të madh në sezonin e ardhshëm të 7-të, më konkretisht në “Eulogy”, “Hotel Reverie” dhe në vazhdimin e “USS Callister”, dhe ky marifet për të bindur njerëzit që kjo teknologji e tmerrshme po jepet në jetë, sigurisht që na ka bindur që të akordojmë./k.k