Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit.

Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës.

Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve.

Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm.

Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë, arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët.

Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15-64-vjeç).

Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Megjithatë, rënia e numrit të popullsisë së aftë për punë nuk ka ndikuar, deri tani, në aftësinë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende të reja pune.

Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve është rritur nga 1.14 milionë persona në vitin 2012 në 1.33 milionë persona në vitin 2023.

Megjithatë, ndikimi i tkurrjes së numrit dhe i plakjes së popullsisë, do të jetë një faktor gjithnjë e më kufizues në tregun e punës në horizontin afatgjatë.

Lexo edhe :  "Ilaria nuk do shkonte kurrë te shtëpia e tij", prindërit e studentes tregojnë dyshimet

Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për shëndetësi kanë qenë relativisht konstante gjatë kësaj periudhe, duke u luhatur në intervalin 9-10% të shpenzimeve totale.

Ndërkohë, deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, ku sistemi i pensioneve përbën shtyllën kryesore, qëndron pranë nivelit

2% të PBB-së për vitin 2024-2025, duke shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ashtu si dhe me treguesit e punësimit, trendet e pafavorshme demografike sugjerojnë një rritje të mundshme të këtij deficiti, në mungesë të ndërhyrjeve.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje të produktivitetit, kryesisht në përgjigje të zhvendosjes së fuqisë punëtore nga sektorë me vlerë të ulët të shtuar në sektorë me vlerë më të lartë dhe ka bërë progres në konvergjencën për frymë me vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, të dy këta tregues mbeten ende larg mesatares së Bashkimit Europian dhe trendet e pafavorshme demografike dhe e bëjnë më të vështirë rrugën e përmbushjes së tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo analizë paraprake sugjeron se autoritetet publike dhe sektori privat duhet të monitorojnë me kujdes zhvillimet demografike, të identifikojnë në kohë pasojat e mundshme të tyre, dhe t’i adresojnë këto pasoja me reforma strukturore dhe politika të përshtatshme zhvillimi.

Ndër të tjera, këto reforma duhet të synojnë frenimin e rënies së forcës së punës, nëpërmjet dekurajimit të emigrimit, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës dhe, aty ku është e nevojshme, tërheqjen e punëtorëve të huaj.

Reformat duhet të synojnë, gjithashtu, rritjen e produktivitetit, nëpërmjet përmirësimit të edukimit e trajnimit, nxitjes së investimeve në makineri, pajisje dhe procese teknologjike më eficiente.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron zbatimin me përparësi të reformës së sistemit të pensioneve, në interes të rritje së qëndrueshmërisë fiskale./Monitor/    S,M

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV