Shitjet në tregun global të artit ranë me 12% në terma vjetore, në rreth 57,5 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas Raportit të Tregut të Artit të publikuar sot nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel, pas një rënie prej 4% në vitin 2023.
Raporti ia atribuoi rënien – pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të rritura gjeopolitike. Tregu kinez pësoi tkurrjen më të madhe, me një rënie të shitjeve prej 31% në terma vjetore.
Dikur një forcë në rritje në tregtinë globale të artit, Kina tani ka zbritur në vendin e tretë pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e mëdha të ankandeve si Sotheby’s dhe Christie’s.
SHBA-ja mbetet një lojtare dominuese, duke zënë 43% të totalit të tregut botëror të artit. Britania e Madhe pason me 18%, ndërsa Kina zë vetëm 15%.
Ky sondazh u krye përpara valës së fundit të përçarjes ekonomike globale, duke përfshirë rënie të mprehta të tregut të aksioneve dhe rritje të tarifave të shpallura nga presidenti aerikan, Donald Trump, të cilat pritet të ndikojnë më tej në besimin dhe modelet e shpenzimeve në vitin 2025./k.k