Zbardhen bisedat e fundit, nëna e palestinezes Rayan Alwan do të vijë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banesën e marrë me qira në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa sot janë zbuluar disa komunikimi të 24-vjeçares para se i ati t’i jepte fund jetës së saj.

Bëhet me dije se personi i fundit që ka komunikuar sme viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Bisedat e zbardhura

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34 Thirrje e humbur

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

“Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit”Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit

Ndërkohë, e ëma e palestinezes, pritet të vijë në Shqipëri, pasi ka kontaktuar me autoritetet policore në vend, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Lexo edhe :  Bido ironizon Berishën: Në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.

Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën në Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.

Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë./E.S

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV