Anëtarësimi në BE, ambasadori Gonzato apel Ramës:Garancia për fëmijët, program kyç!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në hapje të konferencës rajonale me temë “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera.

Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj.

“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta.

Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje.

Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë.

Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale.

Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike.

Lexo edhe :  “Nuk pranoi t’i paguaja drekën”/ Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes

Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor”, u shpreh Gonzato./   S.M

Të fundit

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në...

Lajme të tjera

Web TV