BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025.

Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por tashmë numri i turistëve po rritet me shpejtësia, ndikuar kjo edhe nga lehtësirat e udhëtimit, si fluturimet e shumta.

Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti një rekord prej 11.7 milionë vizitorësh, një rritje e nxitur nga interesi për arratisjet drejt vendeve më pak të njohura të Mesdheut, vijon BBC.

Shqipëria po fiton shpejt njohjen për përzierjen e saj të historisë, bregdetin e paprishur dhe skenën në zhvillim të ushqimit dhe verës“, thotë blogerja e udhëtimeve, Kimberly Denison. “Qyteti i Gjirokastrës i regjistruar në listën e UNESCO-s, plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare dhe vreshtat e Beratit krijojnë një arratisje mesdhetare që po merr vrull me shpejtësi”, shton Denison.

Ndërsa plazhet si Ksamili po rriten në popullaritet, udhëtarët që shkojnë pak përtej turmave shpërblehen me ujëra të pastër bruz që rivalizojnë ishujt grekë, vë në dukje BBC. Në brendësi, peizazhet dramatike të Maleve të Nemuna tërheqin alpinistët dhe aventurierët në veri të vendit. Artikulli thekson se ka shumë hapësira akomoduese, përfshirë edhe hotelet apo vilat luksoze, ndërsa thotë se periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është vera, me një mot ideal për plazhe, ecje dhe eksplorim.

Vendet e tjera që propozon BBC në këtë artikull janë Pulia në Itali, Bregu Alentejo në Portugali, Andermatt-Sedrun-Disentis në Zvicër, Riviera Franceze, Sllovenia, Peloponezi në Greqi, Parisi në Francë dhe bregdeti perëndimor i Suedisë./k.k

Të fundit

20 qershor 1967/ Nikol Kidman, eleganca e një ylli që lindi në Paqësor

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të artë të qershorit, kur dielli lind mbi valët blu të Paqësorit me një...

Vrasja e Bugsy Siegel, mafiozit që themeloi Las Vegasin modern

20 qershor 1947 Më 20 qershor 1947, në moshën 41-vjeçare, u vra brutalisht Benjamin "Bugsy" Siegel, një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar...

Nis shkolla verore për deputetët e rinj të PS, lektori i parë Fatmir Xhafaj

Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ka nisur këtë të premte nga ora 09:00, shkolla verore e socialistëve. A2 CNN mëson se lektori i...

Plumba drejt një lokali në Fushë Krujë, detajet e para

Plumba lokalit ne fshatin Halilaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1.30 te mengjesit te sotem, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri, plumbat...

A do të kandidojë për zgjedhjet në Tiranë? Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave…

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ç’do të bëjë kjo parti nëse në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV