Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me Greqinë.
Bido ka ngritur një pyetjen duke iu drejtuar kreut të PD-së:
“Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?”
Bido akuzon aleancën politike të Berishës se është e lëkundur dhe nuk dihet sipas tij se me kë do të rreshtohej në një përballje hipotetike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ai i referohet deklaratave të eurodeputetit grek Fredi Beleri, ku thotë se:
“Këtë e tha zëri që flet kur ti hesht, Fredi Beleri.”
Nga ana tjetër Bido ka drejtuar pyetje për Berishën, nëse ky i fundit do të mbajë një qëndrim të qartë apo do të vijojë të jetë i dyzuar:
“Doktor, do ta kthesh një përgjigje? Apo ende po e mendon nëse je me Shqipërinë apo me Greqinë?”