Një bukuri që vret mund të cilësohen këto pamje për kultivuesit e drufrutorëve në juglindje të vendit.
Vala e dytë e të ftohtit në këtë zonë në një kohë kur kulturat e frutave kishin çelur lule ka shkatërruar thuajse plotësisht të gjithë prodhimin e pritshëm, shkruan A2.
Një prej fermerëve tregon dëmin e shkaktuar dhe kërkesën që ka për institucionet shtetërore.
Dëmet e pritshme në frutikulturë i pranon edhe specialisti i bujqësisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, por pa përcaktuar se si do të veprohet me fermerët e dëmtuar nga kushtet atmosferike.
Në juglindje, fshatrat e Dvoranit dhe Kamenicës janë të njohura për kultivimin e drurëve frutorë, që janë edhe mundësia e vetme për të ardhura për ata banorë./ S,M