Çupi nxjerr detajet për vrasjet në Tropojë, dhjetëra fakte nga Aishe Haklaj në SPAK për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka histori që nuk i mban dot toka. Ka varre që edhe pse janë mbuluar me dhe, vazhdojnë të flasin. Dhe ka krime që, ndonëse kalojnë vite, nuk i mbulon dot harresa, përkundrazi, me kalimin e kohës, bëhen më të rënda, më tronditëse, më të vërteta. Një e tillë është historia e Tropojës në vitet e egra të pas ’90-ës. Dhe në qendër të kësaj historie që nuk ka marrë ende drejtësinë e vet, qëndron një emër që asnjëherë nuk ka dalë nga qarkullimi i politikës: ish-kryeministri Sali Berisha. Analisti Frrok Çupi na sjell një analizë që i rikthehet Tropojës si vendi i krimit, i përgjakjes, i vrasjeve të pashpjeguara, që për çudi nuk ndodhën mes armiqsh, por mes njerëzve të një gjaku.

Rreth 200 të vrarë, shumica të rinj, shumica të afërt me pushtetin e kohës. Dhe pikërisht kjo e bën skemën edhe më të zymtë, pasi sipas Frrok Çupit Berisha nuk luftoi armikun, por i zhduku të vetët, i vrau ata që e kishin ndjekur, që e kishin ndihmuar, që i besonin. Çupi gjithashtu përmend edhe dhjetëra faktet që Aishe Haklaj ka çuar në SPAK për eliminimin e njerëzve të saj nga rojet e Sali Berishës, si edhe përmend opozitën për zgjedhjet e 11 majit që kërkojn137 rikthimin e Berishës që zhduku të vetët.

Analiza e plotë e Frrok Çupit

“Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë në jetë, fatmirësisht. Por 200, rreth 200, djem të rinj e të fortë, u vranë. Sytë e botës, sapo flitet për atë banjë vrasjesh, sillen kah Sali Berisha. Ai nuk ka deklaruar kurrë se ‘nuk i ka vrarë’, as se ‘i ka vrarë’. Por atje shkojnë sytë. Disa batuta cinikësh shkojnë edhe deri në justifikimin e Presidentit për çdo krim kundër njeriut në Tropojë. Në fund të fundit, thonë këta cinikë, e drejta ‘e vrasjes në Tropojë, i takon së pari Berishës, dhe këtë e lidhin me të qenët komunist, siç ishte. Cilësitë komuniste ishin formuluar kështu: ‘Në radhë të parë korrigjo, ose moho e ndëshko atë që ke pranë, rreth vetes, në fis a familje’. Kështu e nisi vrasjen ‘rrethe rrotull vetes’ Saliu, menjëherë pas vitit 1990. Çfarë më bëri, së fundmi, ta besoj atë skemë, jo thjesht si ‘cinizmi i disave’? Ishte emisioni ‘Gjërat tona’ në Abc News, ai që më bëri përsëri të më shfaqet skema e njohur.

Mes gjithë provash, dëshmia e vajzës së Haklajve, Aishes. Vjen nga Suedia ku është strehuar për të ruajtur në ‘dry’ provat e vrasjes së vëllezërve. Tani sapo ka depozituar në SPAK padinë dhe prova ‘për vrasje nga Berisha’ me dhjetëra faqe të shkruara. SPAK mund ta hetojë, por edhe mund të lidhet me vrasësit e t’u thotë ‘kapeni Aishen’; kjo është tjetër gjë. Por po flasim për të gjallët e tjerë, ata që mbetën në ‘Tropojë’, dmth në gjithë vendin. Në dëshminë e Aishes konstatohet një kujdes i tejshëm për të paraqitur vetëm prova të provueshme. Edhe pse ka vëllezërit në varre, dhe varret të dhunuara, ajo kallëzoi vrasjet e kushërinjve nga rojet e Berishës kur ky udhëtonte për në Tropojë. Sepse, mjerisht, motra e di se presidenti i fshiu provat dhe SPAK-u do t’i thotë si në mbledhjen e Partisë: ‘O gjej provat, o në burg ti!’.

Lexo edhe :  Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

Roli i Berishës

Kjo është e gjitha. Kjo është ajo që po them se ‘iu drejtohem atyre që kanë mbetur gjallë’. Jo thjesht , në Tropojë’, por në gjithë Shqipërinë. Tropoja këtu mund të përdoret si ‘Trojë’. Ata që kanë mbetur gjallë nga dhuna, vrasjet, intrigat, përçudnimet e periudhës së Berishës, duhet të bëjnë një gjë… Ose saktë fare është kjo: Duhet të mos bëjnë një gjë: Ata që kanë mbetur gjallë nga ajo kohë e egër, duhet të mos vrasin të gjallët tani. Të gjallët e mbetur duhet të mos provokojnë të gjallët e tjerë duke iu prurë Berishën para syve. Aq më keq duke e votuar atë, qofshin edhe dhjetë vetë. Çdo votë për Berishën është kërcënim për jetën e të gjallëve. Këta që ‘kanë mbetur’ në atë kohë, tani kanë disa mënyra për ‘të mos u kthyer në vrasës si ustai i atëhershëm’. Një mënyrë është që, për shembull, të mos e lënë vetëm Aishe Haklajn. Aishën ose Muharremin, ose nipa e mbesa që duan drejtësi. Secili prej atyre që rrojnë në Tropojën e Vjetër apo më tej, secili e ka një dëshmi; sado të vogël, mbi atë konflikt e mbi ato vrasje.

Po të paktën për dhunimin e varreve të djemve të Haklajt, shumica e atyre njerëzve diçka dinë. Po për zjarrin që i vunë kullës së Haklajt, a nuk mund ta dinë fqinjët në fshatrat e Tropojës?! Puna e Haklaj është tani si puna e Hebrenjve në Luftën e Dytë, provë për ne të gjithë. Por them ‘Troja’ si Tropojë, sepse nuk është fjala vetëm për ata që mbetën gjallë në Tropojë. ‘Tropojë është gjithë Shqipëria. Sot, kushdo që bën thirrje për kthimin e ‘kohës së Berishës’, ai bën thirrje edhe për ngjalljen e kohës së vrasjeve. Edhe ca nga ata që e kanë parë vendin duke u djegur nga Berisha, guxojnë e i shkojnë pas. Krim kundër vendit tënd është ky. Kaq e kupton kushdo. Po atëherë pse bëjnë zhurmë ‘elektorale’ sikur ‘të votohet prapë Sali Berisha’. Kjo është jo vetëm tragjike, por edhe e turpshme. Sepse ti e ke provuar si ia ka shkatërruar jetën njeriut dhe vendit. Atëherë ti mendon vetëm për vete, sikur do të fitosh diçka. Ndërsa atë tjetrin le ‘ta vrasë’ Berisha! E trishtë. Jemi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Të thuash se ‘Berisha të jetë prapë në Parlament? Apo më shumë?’. Nga vrasjet në Tropojë dhe ata që mbetën gjallë, vjen mësimi akoma më vyer. Për këta që i rrinë afër dhe e ndjekin pas… Këta ta dinë se djemtë e vrarë në Tropojë, ishin ‘besnikë’ dhe të afërt me Sali Berishën. Të afërt derisa i vrau. Po me këta të afërm të Berishës a nuk ndodhka e njëjta gjë. Të paktën kaq të mendojnë ata që mbetën gjallë atëherë. Apo tua bëjnë ‘peshqesh’ të tjerëve Sali Berishën se për vete shpëtojnë?! Mendojnë se mund të ndodhë kjo!?. A thua mendojnë apo punon instinkti? Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete!”./    S,M

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV